Reshjet shkatojnë dëme, Ministria e Mbrojtjes: Niveli në Vjosë 7.65 metra

Reshjet shkatojnë dëme, Ministria e Mbrojtjes: Niveli në Vjosë 7.65 metra
Lumi Vjosa

Situata me reshjet në qarkun Vlorë vijon të jetë problematike. Sipas përditësimeve të fundit nga Ministria e Mbrojtjes bëhet me dije se niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon të jetë me tendencë ulje, por sërish niveli i ujit është 7.65 m.

Situatë problematike është edhe në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Konispol “ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra”.

Ministria e Mbrojtes bën me dije se ditën e djeshme është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor.

Në fshatin Vrion është bërë evakuimi i banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit.  Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë”, sqarohet më tej në njoftim.

Ndërkohë situata meteorologjike duket se nuk është në favor të banorëve, pasi reshjet e shiut parashikohen të vijojnë gjatë ditës së sotme por edhe në ditët në vijim.