Kalaja e Kaninës, e cila vizitohet nga qindra turistë çdo ditë, nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Rruga për të shkuar deri në kala vijon të jetë e pa restauruar duke cvështirësuar udhëtimin çdo kuriozi për të shkuar e lavidshme të vendit.

Por rruga nuk është i vetmi problem, pasi pastrimi duket se është shqetësimi më i madh për të gjithë vizitorët.

Gjurmon.al ishte gjatë fundjavës së shkuar në këtë kala dhe dukej shumë qartë problemi me mbetjet. Vizitorët e shumtë, por edhe mungesa e dedikimit nga autoritetet përgjegjëse, bën që shumë zona në këtë godinë historike të jenë të ndotura.

Qese plastike, bidona dhe mbetje të tjera i gjen kudo. Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente, pasi vizitorët përveç bukurive mbajnë mend edhe këto problematika dhe ndoshta në të ardhmen turistë do të kemi pak ose aspak nëse nuk reagohet në kohë.


