Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmon problemin, shumë plazhe në Vlorë janë të ndotur

Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmon problemin, shumë plazhe në Vlorë janë të ndotur

Plazhi i Vlorës, Himarës, Qeparoit, Sarandës dhe Ksamilit nuk ka qenë i pastër gjatë sezonit veror 2024. Në këtë përfundim del Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në një raport lidhur me gjendjen e mjedisit në Shqipëri.

Sipas AKM bashkë me këto plazhe, edhe shumë vende të tjera ku qytetarët kanë pushuar nuk kanë qenë shumë të pastër. Ndërkohë një tjetër panormë jepet për plazhin e Lukovës, Palasës, Dhrimadhës, Dhërmiut, Jalit dhe Borshit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit del në përfundim se vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë, por rritje shihet edhe te plazhet me cilësi të ulët uji.

Ky raport i Agjencisë Kombëtare e Mjedisit vërteton atë që ka raportuar gjatë muajve të verës, Gjurmon.al ku shpesh herë kemi sjell pamje të ndotjes në det.