Tjetër denoncim për mungesën e ujit në Vlorë, qytetari: Nuk më lidhin me rrjetin e ujësjellësit

Tjetër denoncim për mungesën e ujit në Vlorë, qytetari: Nuk më lidhin me rrjetin e ujësjellësit

Pak ditë më parë Gjurmon.al publikoi denoncimin e një qytetari në Vlorë, i cili ankohej për mungesë uji, por dhe kur furnizohej i shkonte i ndotur.

Menjëherë në redaksinë e Gjurmon.al kanë mbërritur edhe denoncime të tjera të ngjashme, ku qytetarët ankohen se nuk furnizohen me ujë mjaftueshëm.

Ndërkohë një qytetar tjetër i identifikuar se Beniamin Kreshpa, denoncon një tjetër problem. Ai pohon se ujësjellësi nuk i sjell ujin në shtëpi pasi nuk e kanë lidhur me rrjetin shpërndarës.

Quhem Beniamin Kreshpa, banues në lagjen 11 Janari në Vlorë, para 2 vjetësh kërkova lidhje të re uji, pasi mu aprovua kërkesa pagova dhe 160 mijë Lekë, tarifat që ishin. Por nuk më vijnë të më lidhin me linjën. U kam thënë që do e bëj me shpenzimet mia dhe prapë nuk vijnë, vetëm gënjejnë. Shtëpinë e kam me dokumenta të rregullta, të hipotekuar”, shkruan qytetari.

Ky problem serioz i qytetarit kërkon zgjidhje të menjëhershme, ndaj i bëjmë thirrje autoriteteve të veprojnë.