Zjarrfikësit punojnë në terren pa mjetet e duhura, ministri i Mbrojtjes premton sërish: Do blejmë avionë për zjarret

Zjarrfikësit punojnë në terren pa mjetet e duhura, ministri i Mbrojtjes premton sërish: Do blejmë avionë për zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro vengu, deklaroi sërish se shumë shpejt Shqipëria do të ketë avionët e saj yjarrfikës për situatat emergjente. Kjo deklaratë e vengut u bë nga Delvina, aty ku situata prej disa ditësh është katastrofike.

Premtimi për blerjen e avionëve zjarrfikës po bëhet për të disatën herë, pasi deklarata të ngjashme janë bërë edhe në fushatë elektorale nga kreu i qeverisë, por në terren forcat zjarrfikëse punojnë me vetëmohim pa mjetet e duhura.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, deklaroi ministri.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri me dije se policia po punon për identifikimin e zjarrvënësve, që sipas tij këtë vit janë shtuar shumë.

Koordinimi i strukturave ka qenë i mirë. Ne kemi arritur të stabilizojmë rreth 90% të zjarreve. Jemi këtu për të shprehur gatishmërinë. Policia e Shtetit po heton këto ngjarje. Të gjithë personat që kanë vënë zjarre do të dalin përpara drejtësisë. Janë 12 persona të arrestuar dhe mbi 100 të proceduar. Policia është e dedikuar. E rëndësishme është të kemi një reagim të shpejt. Është rritur zjarrvënia e qëllimshme këtë vit”, tha Hoxha.