Radhima ka një shtrirje të madhe në gjirin e Vlorës me plazhe të shumta, por hapësirat për qytetarët janë të pakta.
Siç kemi raportuar edhe më herët, në Radhimë pak vende janë rezervuar për qytetarët për t’u aksesuar pa pagesë, pasi pjesa më e madhe e tyre janë zënë nga subjekte të ndryshme private.

Teksa në hapësirat e menaxhuara nga privatët duket se plazhet janë sistemuar dhe pastruar, në zonat publike situata është krejt ndryshe.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, zona është e pasistemuar, e ndotur dhe e lënë në mëshirë të fatit.

Qese plastike, shishe të hedhura kudo, madje edhe goma makinash në bregun e detit, është kjo panorama që vjen nga një prej të paktave plazhe publike në Radhimë.
Si ky plazh, ngjashëm është situata edhe në plazhe të tjera, ku pjesët e lëna të lira për qytetarët nuk menaxhohen nga askush.

