Fotot që shihni vijnë nga Vlora. Kjo është situata në një bllok pallatesh, në afërsi të rrugës Gjergj Arianiti. Një qytetar shkruan në Gjurmon.al se kjo situatë ka disa muaj që është e njëjtë dhe askush nuk kujdeset për shëndetin e këtyre banorëve.

Siç shihet qartë mbetjet e ndryshme janë të hedhura kudo dhe pastrimi ka disa kohë që nuk është bërë.

Lexoni mesazhin e qytetarit: “Ju lutem të më ndihmoni për adresimin e këtij problemi! Për më tepër se tre muaj banorët e këtij pallati, shkarkojnë ujëra nëpërmjet tubave që duket në foto. Blloku i pallatit direkt pas Hotel Martinit. Aty është një shesh pushimi ku luanin fëmijët. Vjen një ere e tmerrshme, sapo dalim nga pallati është kjo pamja e shëmtuar!”

