Një 57-vjeçar punëtor në një kantier ndërtimi në fshatin Vuno të Himarës ka mbetur i plagosur.
Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur në 30 Maj, por vetëm ditën e sot është shpallur në kërkim një 27-vjeçar, me detyrë inxhinier zbatimi në Vlorë.
Mësohet se punëtori 58-vjeçar është dëmtuar në dorë, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. A., 27 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë inxhinier zbatimi në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës në fshatin Vuno, më datë 30.05.2025, është dëmtuar në dorë shtetasi M. Ç., 58 vjeç, i punësuar në këtë firmë”, njoftoi Policia.