Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, sërish do të jetë pa pagsë

Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, sërish do të jetë pa pagsë

Nga 24 Maji deri në 15 Shtator tuneli i Llogarasë do të mund të aksesohet pa pagasë. Pavarësisht se në vjeshtën e vitit të shkuar, kur dhe u mbzll tuneli u pohua se nga viti 2025 e në vijim çdo kush që do të kalont në të do të paguante, por duket se ky vendim do të hyjë në fuqi vitin e ardshëm.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga hyrja e tuneli pohoi se në të do të kalojnë të gjitha mjetet, përveç atyre të tonazhit të rëndë, që sërish do duhet të ngjisin qafën e Llogarasë.

Balluku pohoi se kjo vepër infrastrukturore, do të jetë “në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”.

Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.

Sipas njoftimeve të mëparshme të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro.