Projekti që synon transformimin e zonës së Zvërnecit, ku investitor është Jader Kushner, dhëndrri i Presidentit të SHBA, Donald Trump, nuk është pritur mirë nga organizatat mjedisore.
Shoqata për Ruajtjen dhe e Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri (PPNEA), në një reagim në mediat sociale flet për anët negative të këtij projekti miliarda Dollarë.
Ndërtimet parashikohen të ndërtohen në zonën e mbrojtur Vjosë Nartë, ku tashmë ky vend unik, “me dunat shekullore në të cilën riprodhohen breshkat e detit (Caretta caretta) dhe dhjetra lloje shpendësh të rrezikuar, të kthehet në një qytet me beton, rrugë të asfaltuara dhe drita”, dhe sipas PPNEA do të zhdukë përgjithmonë habitatin dhe jetën e egër që mbart pylli dhe bregu i deltës së Vjosës.
Ky projekt pritet të marrë jetë shumë shpejt, duke u favoziruar edhe nga ndryshimet ligjore të vitit të shkuar, ku tashmë ndërtimet lejohen dhe në zonat e mbrotjura.
REAGIMI I PLOTË NGA PPNEA:
Kjo është një pjesë e peizazhit në të cilën Jared Kushner do të ndërtojë projektin e tij turistik. Një qytet i ri me mijëra dhoma, në një nga vendet më të bukura në Shqipëri dhe Evropë. Brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë -Nartë, aty ku po ndërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Pavarësisht statusit të mbrojtjes, projekti mund të vazhdojë sepse vitin e kaluar qeveria ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, pa konsideruar Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë urbanizimit masiv brenda tyre.
Tashmë, pritet që ky vend unik, me dunat shekullore në të cilën riprodhohen breshkat e detit (Caretta caretta) dhe dhjetra lloje shpendësh të rrezikuar, të kthehet në një qytet me beton, rrugë të asfaltuara dhe drita, duke zhdukur përgjithmonë habitatin dhe jetën e egër që mbart pylli dhe bregu i deltës së Vjosës!
Shumë nga mediat vendase, nuk e kanë raportuar vendndodhjen e projektit, duke keqinformuar publikun se bëhet fjalë vetëm për ishullin e Sazanit.
Të gjithë bashkë duhet ta ndalojmë shkatërrimin e mëtejshëm të Vjosë – Nartës para se ajo të mbetet nje histori e trishtë që mund ta shikojmë vetëm në fotografitë e kaluara!