VIDEO – Si të votoni sot në zgjedhjet parlamentare, kur vota juaj quhet e vlefshme dhe kur jo

VIDEO – Si të votoni sot në zgjedhjet parlamentare, kur vota juaj quhet e vlefshme dhe kur jo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të disa videove shpjeguese synon ndërgjegjësimin e qytetarëve se si duhet të votojnë. Në këtë shkrim, do ju tregojmë të gjitha hapat se si duhet të  votoni dhe si të gjeni emrin në listën e votuesve.

Para se të niseni për të votuar merrni me vete dokument identifikimi, pasaportë ose kartën e identitetit. Qendrat e votimit do të hapen në oën 07:00 deri në orën 19:00 të mbrëmjes, por nëse në një qendër votimi ka radhë ajo qëndron e hapur deri kur të votojë dhe qytetari i fundit.

Verifikoni qendrën tuaj të votimit duke përdorur numrin personal apo të dhënat personale në linkun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo në linkun e E-Albania.

Kur quhet e vlefshme vota juaj?

Që vota të jetë e vlefshme përdorni vetëm shenjat + dhe x. Votoni për partinë ose koalicionin duke shënuar x ose + në kuadratin ngjitur me emrin e partisë apo koalicionit në krye të fletës së votimit. Kjo votë vlen edhe si votë për kandidatët në listat e mbyllura të partisë/koalicionit.

Votoni për kandidatin në listën e hapur duke shënuar me x ose + kutinë ngjitur me emrin e tij. Kjo votë vlen edhe si votë për partinë/koalicionin të cilit i përket kandidati. Ju mund të votoni njëkohësisht edhe për partinë edhe për një nga kandidatët e të njëjtës parti në listën e hapur.

Kur quhtet e pavlefshme vota juaj?

Ju nuk mund të votoni për një parti dhe për kandidatin preferencial në listën e një partie tjetër. Përdorni vetëm shenjat x dhe + brenda kutive të përcaktuara. Shenjat e tjera në fletë edhe nëse nuk e bëjnë të pavlefshme fletën, rrezikojnë ta bëjnë votën tuaj të identifikueshme duke cënuar të drejtën e fshehtësisë.

Kujdes, krimet zgjedhore ndëshkohen!

Ju rrezikoni 1 deri në 5 vite burg nëse pranoni apo ofroni para apo dhurata në këmbim të votës, dënohet si korrupsioni pasiv dhe ai aktiv. Por dënoheni edhe nëse fotografoni votën tuaj, rrezikoni nga 3 muaj deri në 4 vite burg.

Veprimet që cenojnë zgjedhjet si votimi përmes kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohet me burg nga 3 muaj deri në 8 vite. Votimi më shumë se një herë apo votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme ose duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burg 1 deri në 3 vjet.