VIDEO – Landfilli u hap, por kazanët e plehrave në Vlorë ende nuk pastrohen

VIDEO – Landfilli u hap, por kazanët e plehrave në Vlorë ende nuk pastrohen

Ky është një prej shumë kazanëve në Vlorë që ndodhet në këtë gjendje. Plehrat të hedhura kuturu, të papastruara prej ditësh dhe burim sëmundjesh për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Pamjet vijnë nga lagjja “Ish-fusha e aviacionit” në Vlorë, ku tregohet qartë se situata nuk është më e mira e mundshme.

Kazanët ndodhen në rrugë kryesore, që lidh lagjen me zonat e tjera, e jo në rrugica të braktisura, që syri i autoriteteve edhe mund të mos i shoh.

Kjo situatë nuk është vetëm në këtë pjesë të Vlorës, por Gjurmon.al e ka dokumentuar me foto dhe  video të shumta se ndodh edhe në zona shumë afër qendrës.

Javën e shkuar Bashkia Vlorë njoftoi dhe hapjen e landfillit, ku pritet të depozitohen mbetjet e të gjithë qytetit e do të trajtohen aty, por sërish situata në terren ka mbetur e njëjtë. Pavarësisht punës së nisur në landfillin e Sherishtës, kazanët vijojnë të jenë të pa pastruar.