Punimet për ujësjellësin e ri të Vlorës nuk kaluan për dëme në qytet. Rrugë të dëmtuara, pluhur për disa muaj me radhë dhe dëmtime të mjeteve , ishin disa nga dëmet që u shkaktuan nga punimet e ujësjellësit, pa listuar edhe trafikun e rënduar për shkak të kanaleve në rrugë.
Por duket se banorët e Vlorës prej disa ditësh po i gëzohen faktit që dëmtimet në rrugë po riparohen.
Prej javës së shkuar kompanitë kontraktore dhe Bashkia Vlorë po mbushin kanalet e hapura në rrugët kryesore të qytetit, duke nisur nga aksi më i rëndësishëm, Transballkanikja.
Punëtorë të shumtë në terren, po punojnë për riparimin e dëmeve. Por makthi për banorët e Vlorës duket se nuk ka fund, pasi përveç punimeve që po kryhen në rrugën Transballkanike në akset e tjera situata është po njësoj.
Rrugët janë me kanale në mes e ata që jetojnë në atë të tyre jetojnë çdo ditë mes pluhurit.