Kalaja e Kaninës që qëndron si kurorë mbi qytetin e Vlorës, duket se po degradon dita-ditës. Kjo kala sipas të dhënave historike daton prej shekullit të IV p.e.s., por historia duket se po përdhoset nga shumë prej atyre që e vizitojnë.
Një prej godinave të kësaj kalaje po degradohet. Në muret shekullorë gjen shkrime të ndryshme, nga dedikimet e dashurisë, te numrat e telefonit dhe shprehej vulgare të modernizmit.
Përveç dëmtimit me shkrime, turistët, duket se e kanë dëmtuar edhe shembjen e mureve te brendshëm dhe duke e ndotur.
Autoret mund të jenë disa ose të gjithë, por askush nuk ka ndërhyrë për të frenuar këtë fenomen, ku vandalizohen muret shekullorë të këtij objekti historik.
Në gjithë perimetrin e kalasë nuk ka asnjë tabele informuese, se çfarë u lejohet dhe çfarë jo të gjithë atyre që zgjedhin të kalojnë një ditë në këtë vend historik.