Unaza e Vlorës është një prej segmenteve më të frekuentuara nga drejtuesit e mjeteve, si një mënyrë për të shmangur trafikun mbytës në Lungomare.
Kjo rrugë e re piktoreske në shumë pjesë të saj, krijon edhe probleme të drejtuesve të mjeteve. Një pusetë disa metra e thellë këtë të diel ishte pa kapak duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet e xhiruara nga Gjurmon.al, kjo gropë e krijuar në mes të rrugës është një rrezik për të gjithë, ndaj ndërhyrja është urgjente.
Autoritetet shihen qartë që nuk kanë reaguar, por janë banorët ata që kanë vendosur dy tulla për të treguar rrezikun, por gjatë natës ky rrezik shtohet më shumë pasi tullat nuk mund të shquhen.