Shkolla “Avni Rustemi” në Vlorë është restauruar kohët e fundit. Pamja e saj e jashtme tregon investimet e kryera në të, ku përveç godinës punime janë kryer edhe sa i përket sistemimit të lulishteve dhe fushave sportive.
Por investimi duket se nuk është kryer siç duhet, pasi problematikat vijojnë të jenë prezente. Në pjesën e pasme të shkollës, pikërisht në zonën ku nxënësit kalojnë më shumë kohë, për shkak se janë edhe fushat sportive kabujt elektrikë duket se janë një rrezik për ta.
Gjurmon.al e ka vëzhguar disa herë këtë problem, ku ende situata mbetet e njëjtë. Siç shihet edhe nga foto kabujt elektrikë janë të zhveshur dhe shumë lehtë të aksesueshëm nga fëmijët që mësojnë në lehtë shkollë.
Deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident, por masat duhen marrë që të shmangen të tilla në të ardhmen.