Kanalet e kullimit në Vlorë vijojnë të jenë të bllokuar

Kanalet e kullimit në Vlorë vijojnë të jenë të bllokuar

As puna e Bashkisë Vlorë dhe institucioneve në varësi të saj, nuk ka mundur që të pastrojë kanalet e kullimit të ujërave në Vlorë. Përmbytjet që shkaktohen pas çdo here që reshjet e shiut janë intensive, duket se nuk e kanë vendosur në prioritet të bashkisë pastrimin e kanaleve.

Foto e mëposhtme është shkrepur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, në periferi të tij, ku duket qartë që prej kohësh nuk është vënë dorë në këtë kanal.

Shkurret tashmë kanë mbuluar gjithçka, por edhe mbetjet e ndryshme kanë mbushur pjesët e mbetura bosh nga bimësia.

Gjurmon.al prej muajit tetor 2024 kur ndodhi edhe përmbytja e parë në qytetin e Vlorës dhe që la pas dëme kolosale ka raportuar disa herë për këtë problem, por situata vijon të mbetet e njëjtë.

Njësoj si ky kanal, ndodhen edhe segmente të tjera në gjithë qytetin e Vlorës, por duket se institucioneve nuk e kanë prioritet këtë problem të banorëve.