Erozioni në lumin Vjosa ‘gllabëron’ 60 hektarë tokë në Novoselë të Vlorës, banorët kërkojnë zgjidhje

Erozioni në lumin Vjosa ‘gllabëron’ 60 hektarë tokë në Novoselë të Vlorës, banorët kërkojnë zgjidhje

Një fenomen shqetësues që nuk po merr zgjidhje në Vlorë është erozioni. Perveç detit që po merr do vit disa metra tokë, edhe lumenjtë po me të njëjtat ritme po gërryejnë tokat.

Njësia Novoselë në Vlorë, duket se është më e prekura nga ky fenomen. Sipas të dhënave nga autoriteteve, mbi 60 hektarë tokë bujqësore janë zhdukur, duke sjellë pasoja për banorët.

Kryeplaku i fshatit Novoselë, Ilia Moçka, në një deklaratë për mediat pohoi se fermerët paguajnë taksat për këto toka që po i merr lumi. “Po nuk u vunë pritat do dalë lumi deri tek hekurudha”, u shpreh ai.

Kryeplaku i Novoselës tha se vitet e fundit është përshpejtuar erozioni për shkak të daljes së lumit nga shtrati dhe mungesës së pritave mbrojtëse.

Duhen vendosur pritat njësoj si në anën e Fierit. Ne kemi bërë kërkesa, na kanë premtuar por asgjë nuk është bërë”, shtoi Moçka. Nga ana tjetër banorët kërkojnë ndërhyrje nga Bordi i Kullimit, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.