Investim strategjik edhe në kalanë e Lëkurësit në Sarandë

Investim strategjik edhe në kalanë e Lëkurësit në Sarandë

Një investim strategjik edhe në Kalanë e Lëkurësit. Ku është vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i marrë në ditët e fundit të vitit të shkuar. Pa zhurmë dhe larg syve të publikut, KIS ka pranuar projektin për një investim prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë.

Projekti parashikon realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme  Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5 yje, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15, 1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni.

Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447,100, 000 Euro dhe numri i të punësuarve parashikohet të jetë 150 punonjës. Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Lëkursi”, për një periudhë 3-vjeçare.

Në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik “Lëkursi” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik”, sqarohet në vendim.