Plator Nesturi, analisti me bindje majtas emërohet Prefekt i Qarkut Vlorë

Plator Nesturi, analisti me bindje majtas emërohet Prefekt i Qarkut Vlorë

Prefekti i ri i qarkut të Vlorës do të jetë analisti Plator Nesturi, i cili prej kohës ka qenë i angazhuar në media ku ka mbrojtur në shumë raste vendimet e qeverisë socialiste.

Vendimi për emërimin e Nesturit është marrë në mbledhjen datës 9 janar të Këshillit të Ministrave.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në VKM.

Ai do të marrë kështu vendin e mbetur vakant pasi Vangjel Tavo garoi në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës dhe i fitoi ato.

Plator Nesturi ka shërbyer më parë edhe si ambasador i Shqipërisë në Spanjë, ndërkohë prej vitesh ka qenë i angazhuar si analist në media.