Bashkia Selenicë duket se po bën pushime të gjata në këto ditë festash. Kazanët e plehrave janë të tejmbushur, por askush nuk kujtohet t’i mbledhë.
Fotot janë shkrepur në një prej lagjeve të fshatit Kotë, por situata është e njëjtë edhe në lagjet e tjera.
Plehrat janë të hedhura kudo, si brenda kazanëve dhe jashtë tyre.
Ndërkohë, në një situatë më alarmante ndodhet fusha e mbetjeve në afërsi të fshatit Kotë, ku plehrat grumbullohen jashtë çdo lloj standardi.