Përdorën armën e shërbimit kundër qytetarëve, arrestohen 4 policë në Sarandë

Përdorën armën e shërbimit kundër qytetarëve, arrestohen 4 policë në Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 4 oficerë të policisë të cilët u përfshinë në një konflikt me disa persona dhe kanë përdorur armën e shërbimit kundër tyre.

Në një njoftim për mediat, AMP sqaron se policët u përfshinë në konfliktin me sende të forta përballë një restoranti në fshatin Gjashtë në Sarandë.

Këta persona janë konfliktuar me punonjësit e policisë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, si dhe Shemsho Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe Indi Nexhipi dhe Orgito Brehama, të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË I AMP
Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit. Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.
Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë: A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”); I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë; M.S., student në Akademinë e Sigurisë; E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Shtetasit: K. S.; Sh. S.; D. D.; K. S.. U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.