Bashkia e Vlorës ka shpenzuar një buxhet prej 4.715.000.00 lekë. për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit. Detajet bëhen të ditura nga tenderi i hapur në Agjencinë e Prokurimeve Publike APP.
Përveç investimit në dekorin festiv bazë, një vëmendje e veçantë duket se i është kushtuar edhe shërbimit të mirëmbajtjes së dekorit. Bashkia e Vlorës ka zhvilluar një tender për këtë shërbim me fond limit 2,986,667.00 lekë.
Megjithatë Vlora shpreson që ky dekor do të tërheqë vizitorë edhe tani në dimër ku numri i pushuesve është disa herë më i ulët se në sezon normal.