Ishte duke punuar, bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim 30-vjeçari në Vlorë

Ishte duke punuar, bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim 30-vjeçari në Vlorë
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar që është identifikuar si Arbër Shakaj, punëtor ndërtimi në një kantier në Vlorë është aksidentuar teksa ishte duke punuar.

Policia e Vlorës në një njoftim për mediat, bëri me dije se 30-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga pallatin i cili është në ndërtim dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftuan uniformat blu.

Sipas informacioneve, mësohet se i riu ka probleme serioze dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi se mjekët kanë konstatuar se është në politraumë koma në respiracion mekanik.

Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit, nëse janë shkelur rregullat gjatë punës apo gjithçka ka qenë një aksident.