Qyteti i Vlorës është përfshirë këtë të premte nga reshje shiu me intensitet të ulët. Por pavarësisht se reshjet e shiut ishin prezentë për pak minuta shumë prej rrugëve të Vlorës u përmbytën.
Sipas informacioneve nga terreni problematik ka pasur në rrugën Gjergj Araniti, rruga Kosova pranë Universitetit të Vlorës si dhe zona pranë bibliotekës “Shefaqe Musarai”.
Ndryshe nga herët e tjera ku zona e njohur si Albano dhe Romina ka qenë më problematikja, këtë herë në këtë rrugë nuk ka pasur prezencë të shtuar të ujit.
Reshjet e shiut zgjatën pak në qytetin e Vlorës, por sipas parashikimeve pritet të ketë sërish reshje me intensitet më të lartë. Për këtë arsye shumë banorë kanë marrë masa duke vendosur thasë më rërë në hyrje të banesave të tyre, për t’u mbrojtur sadopak nga përmbytjet.