Reshjet e dendura të 4 tetorit në Vlorë shkaktuan përmbytje në shumë zona të qytetit, duke lënë pasoja për javë të tëra.
Prej gati një muaji një pjesë e madhe e rrugëve në qytetin e Vlorës, ishin të mbytura nga pluhuri dhe balta. Gjurmon.al ka raportuar më herët këtë problematikë, por zgjidhja erdhi vetëm këtë fundjavë.
Bashkia Vlorë ndërmori një aksion të madh pastrimi, duke pastruar rrugët kryesore nga balta dhe pluhuri.
Në mediat sociale ky institucion e reklamoi aksionin si një sukses, por e vërteta është ndryshe: Vlora prej një muaj ka qenë mes pluhurit dhe baltës.
Kjo është video e xhiruar rreth dy javë më parë ku tregon situatën në rrugët e Vlorës pas përmbytjeve: