Vdes në maternitet foshnja 5-ditëshe në Vlorë, Policia po heton për “mjekim të pakujdesshëm”

Vdes në maternitet foshnja 5-ditëshe në Vlorë, Policia po heton për “mjekim të pakujdesshëm”

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Vlorës. Policia e këtij qyteti njofton se një foshnje, vetëm 5 ditësh, ka ndërruar jetë në maternitet.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se për këtë ngjarje të rëndë është vënë në hetim mjekja me iniciale I.C. 53 vjeçe për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”. Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjës, por tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës dhe hetimet do zbulojnë të gjitha detajet e ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, është ky njoftimi i Policisë së Vlorës.