Vlora ende nën pushtetin e ujit, edhe një ditë pas reshjeve shumë zona vijojnë të jenë të përmbytura

Vlora ende nën pushtetin e ujit, edhe një ditë pas reshjeve shumë zona vijojnë të jenë të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë mesditës të së premtes, kanë shkaktuar dëme të shumta në qytetin e Vlorës. Pavarësisht se kushtet atmosferike për 24 orë kanë qenë të qëndrueshme, shumë zona vijojnë të jenë nën ujë. Gjurmon.al udhëtoi drejt Vlorës për të parë nga afër situatën dhe konstatoi se uji ishte prezentë në shumë rrugë.

Bashkia e Vlorës, e dorëzuar përballë situatës apokaliptike, kërkoi ndihmën e Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura, të cilat që prej pasdites së djeshme vijojnë të jenë në terren, por ende situata nuk është përmirësuar ndjeshëm.

Qytetarët e Vlorës, përveç faktit që janë të izoluar në banesat e tyre, nuk furnizohen as me ujë në banesat e tyre dhe energji elektrike.

Drejtori i Bordit të Kullimit, Alpin Skëndaj, në një deklaratë për mediat pranoi problemet me hidrovorin. Sipas tij problemi i kullimit ka ardhur edhe për shkak se ka pasur defekt teknike dhe mungesës së energjisë elektrike në një prej hidrovorëve.

Përmbytjet sollën dëme masive në banesa dhe biznese, ku tashmë 55 familje qëndrojnë të evakuuara në konviktet e qytezës studenti.