Vlora në kolaps nga moti i keq, Forcat e Armatosura marrin në dorë situatën

Vlora në kolaps nga moti i keq, Forcat e Armatosura marrin në dorë situatën

Bashkia e Vlorës duket se është dorëzuar përballë situatë apokaliptike me reshjet në të gjithë qytetin. Përmbytjet masive kanë nxjerr në pah problematikat e kanalizimeve në qytetit, ku prej orësh shumë rrugë vijojnë të jenë nën ujë.

Duke u nisur nga situata e rënduar e krijuar nga moti i keq në Vlorë, kanë ndërhyrë edhe Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu se Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.