Qyteti i Vlorës ka përjetuar këtë të premte ndoshta situatën më të rëndë me përmbytjet. Reshjet e dendura që përfshinë vendin gjatë mesditës sollën përmbytje në çdo rrugë dhe lagje të Vlorës, ku askush nuk iu shmang dot ujit.
Në disa zona afër qendrës së qytetit, situate ishte më alarmante, pasi uji arrinte më shumë se gjysmë metri duke përmbytur banesa, biznese dhe rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.
Prej disa orësh shumë zona vijojnë që të jenë nën ujë, pasi mësohet se hidrovori i qytetit është stakuar. Sipas banorëve të qytetit, disa prej lagjeve janë në kolaps total, pasi lëvizja është e pamundur.
Nga ana tjetër shumë banorë vijojnë prej orësh që të jenë pa energji elektrike.