Edhe pa ujësjellës të ri, edhe pa rrugë

Edhe pa ujësjellës të ri, edhe pa rrugë

Cilido që ka vizituar qytetin e Vlorë në muajt e fundit dhe i është dashur të përshkojë dhe rrugë të tjera përveç të mirënjohurës Lungomare, është përballur me një situatë aspak të këndshme. Rrugët dhe rrugicat janë të mbushura plot me gropa, me kanale në anë të tyre dhe vëmendja duhet të jetë maksimale teksa nget makinën.

“Po bëjnë punime për ujësjellësin e ri”, është kjo shprehja që dëgjon nga të gjithë teksa pyet pse rrugët ndodhen në këtë situatë.

Një panoramë jo shumë e këndshme për turistët dhe një torturë e përditshme për banorët, kjo është situata në shumë prej rrugëve dhe rrugicave në Vlorë.

Punimet për ujësjellësin e ri po vijojnë prej muajsh, por edhe pse sasia e ujit nuk është shtuar ende në rubinetat e familjeve të Vlorës, të gjithë banorët e saj do duhet të përballen dhe gropat dhe kanalet në nyjet kryesore.

Ditët dhe muajt kalojnë pa u ndjerë, por punimet me hapin e breshkës përveç se nuk po sjellin ujin e shumëpremtuar por po dëmtojnë edhe makinat e qytetarëve.

Gjurmon.al prej ditësh ka vëzhguar situatën në terren dhe shumë shpejt do të sjell tek ju një panoramë të plotë të asaj që po ndodh në rrugët e Vlorës, ku ankesat e banorëve janë të shumta.