Mësohet se disa minuta pas ngjarjes, në një distancë jo shumë të largët nga vendi ku ndodhi atentati është gjetur dhe një mjet në djegie e sipër që dyshohet se iu përket autorëve. Kristjan Marku 30 vjeç është gjetur i vrarë në automjetin e tij në afërsi të Novoselës në autostradën Levan-Vlorë. Ngjarja e rëndë...
Deputetja Zhupa premton nga Butrinti “fundin e koncesioneve në trashëgiminë kulturore”
Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Ina Zhupa, nga qyteti antik i Butrintit ka premtuar se nëse opozita vjen në pushtet do të anulojnë koncesionet në trashëgiminë kulturore. Zhupa shprehet se nuk do të lejojnë asnjë privat që të vendos duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve. “Ne do të bëjmë gjithçka, që Butrinti...
Vlora përmbytet sërish, uji arrin në 1 metër lartësi në lagjen “Pavarësia”
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së diel kanë përmbytur shumë rrugë dhe lagje në Vlorë, duke rikthyer në kujtesë situatën e pak muajve më parë ku i gjithë qyteti ishte nën ujë. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni, rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është më problematikja,...
Reshjet e shiut në Vlorë, pezullohet lundrimi dhe nisin përmbytjet e rrugëve
Vlora është zgjuar këtë të diel me reshje shiu të intensitetit mesatar, por problemet e para janë shkaktuar. Reshjet e shiut kanë shkaktuar prurje të shumta të ujërave në disa lagje, që siç ishte paralajmëruar nga autoritetet, do të kishte problematika dhe përmbytje. Pavarësisht se reshjet e shiut ende nuk janë me intensitet të lartë,...
VIDEO | Rrugët e lagjeve në fshatin Kotë në gjendje të mjerueshme
Kjo është një ndër rrugët e lagjeve në fshatin Kotë në Bashkinë Selenicë. Prej vitesh kjo rrugë e cila nuk u shërben vetëm banorëve të Kotë por edhe të disa fshatrave të tjerë është në gjendje të mjerueshme. Çdo herë që ka zgjedhje premtohet se kjo rrugë, por edhe të ngjashme të saj do të...
Plator Nesturi, analisti me bindje majtas emërohet Prefekt i Qarkut Vlorë
Prefekti i ri i qarkut të Vlorës do të jetë analisti Plator Nesturi, i cili prej kohës ka qenë i angazhuar në media ku ka mbrojtur në shumë raste vendimet e qeverisë socialiste. Vendimi për emërimin e Nesturit është marrë në mbledhjen datës 9 janar të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të neneve 100 e...
Ende pa u përmbushur premtimi për dhënien e të gjitha certifikatave të pronësisë në Himarë
Zgjedhjet e parakohshme të 4 gushtit të vitit të kaluar për kreun e Bashkisë Himarë u shoqëruan me premtime të shumta nga të dy kandidatët. Njësoj si Petro Gjikuria, i cili doli humbës, edhe kandidat socialist Vangjel Tavo, që arriti të fitonte premtuan zgjidhjen e problemit të pronësisë së banesave dhe tokave në Himarë. Por...
Rruga e fshatit Mazhar, u ndërtua nga banorët apo nga Bashkia Selenicë?
Banorët fshatit Mazhar në Njësinë Administrative Kotë në Bashkinë Selenicë do të kenë një rrugë të re. Dikur gjysmë të izoluar, për shkak të rrugës tepër të amortizuar, pak banorë që kanë mbetur ende në këtë fshat do të lidhen me shpejt me fshatin Kotë, por edhe me qytetin e Vlorë apo do kursejnë kohë...
Zogjtë e ngordhur në plazhin e Vlorës, analizat konfirmojnë prezencën e virusit H5N1
Pak ditë më parë në plazhin e Vlorës janë konstatuar dhjetëra shpendë të ngordhur në disa zona në këtë bregdet. Kjo situatë alarmoi banorët dhe autoritetet, ndaj Shërbimi Veterinar ngriti disa grupe pune dhe mblodhi mostra për të bërë analizat, se përse kishin ngordhur shpendët. Pas analizave të kryera është konfirmuar tashmë dhe zyrtarisht se...
Bregdeti i Vlorës mbushet me shpendë të ngordhur, alarmohen banorët e zonës dhe institucionet
Një fenomen shqetësues është vërejtur ditët e fundit në bregdetin e Vlorës. Dhjetëra shpendë uji janë gjetur të ngordhura në grykëderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës dhe në zonën e Plazhit të Vjetër, duke ngritur kështu alarmin edhe për Shërbimin Veterinar të Vlorës. Pamjet tregojnë për një situatë tepër shqetësuese, pasi janë me...