Ndotja e plazheve është një problematikë në mbarë botën, por në Shqipëri ky fenomen është shumë i theksuar. Më herët Gjurmon.al, pas një vëzhgimi në disa prej plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë vërejti se plazhet janë të ndotura dhe se institucionet nuk veprojnë si duhet.
Bashkitë pak javë më parë ndërmorën dhe një aksion pastrimi, por duket se gjithçka është bërë për propagandë, pasi plazhet vijojnë të jenë të ndotura.
Aktivisti i njohur Florian Haçkaj, në një postim në mediat sociale denoncon ndotjen e plazheve, se si papërgjegjshmëria e biznese, por edhe mungesa e reagimi nga institucionet po shkaktojnë dëme të shumta.
“Papërgjegjshmëria e lokaleve të plazhit e njerëzve në përgjithësi është të vesh kujën! S’po flas fare për papërgjegjshmërinë e Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Himarë e Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare!! Ndotje afatgjate e bregdetit dhe detit në dem të natyrës, peshqve dhe njerëzve!!”, shkruan Haçkaj.
Në video dëgjohet qartë denoncimi i tij, i raportuar më herët nga Gjurmon.al, por si duket institucionet edhe këtë herë nuk kanë bërë asnjë veprim.