Shembet barriera mbrojtëse, bllokohet për disa orë rruga Kuç-Qeparo

Shembet barriera mbrojtëse, bllokohet për disa orë rruga Kuç-Qeparo

Aksi rrugor Kuç-Qeparo në Bashkinë Himarë është bllokuar për disa orë këtë të hënë. Shkak është bërë shembja e një masivi gurësh nga shpati i malit.

Sipas informacioneve që vijnë nga terreni, bashkë me masivin shkëmbor ka rrëshqitur edhe muri prej betoni i ndërtuar si barrierë mbrojtëse për rrugën.

Kjo ka bërë që në një pjesë të konsiderueshme të rrugës të ketë inerte të shumta.

Është dashur ndërhyrja e autoriteteve si Policia e Shtetit dhe punonjësit e Bashkisë Himarë, por edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për të normalizuar situatën.

Prej disa orësh ky segment ka qenë i bllokuar, por kjo nuk është hera e parë shfaqen probleme në rrugën Kuç-Qeparo.

Gjurmon.al ka raportuar disa herë për problemet në këtë aks rrugor, ku pas çdo here që ka reshje shiu ka dhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë.