Punimet në Rrugën Transballkanike po zvarriten, 2 muaj pas përfundimit të afatit barrierat nuk janë vendosur ende

Punimet në Rrugën Transballkanike po zvarriten, 2 muaj pas përfundimit të afatit barrierat nuk janë vendosur ende

Një tabelë e vendosur në nisje të rrugës tregon se punimet në “Transballkanike” për vendosjen e barrierave për të disiplinuar kalimin e këmbësorëve duhet të kishin përfunduar në 29 Mars.

Por në rrugë ende vijohet të punimet, e duket se do të punohet dhe për disa javë. Barrierat mbrojtëse ende nuk janë vendosur dhe punimet në rrugë po krijojnë kaos, pasi trafiku sa vjen e rëndohet.

Gjurmon.al vëzhgoi nga afër punimet në këtë segment, që qytetarët do të paguajnë 24,499,560 Lekë të rinj, dhe situata flet qartë, 2 muaj pas përfundimit të afatit janë përmbushur pak më shumë se 50% e punimeve.

Një pjesë e barrierave janë vendosur, por në fund të segmentit ende nuk ka shenja se e gjithë rruga do të jetë “e rrethuar”. Banorët e Vlorës shprehen të shqetësuar për zvarritjen e punimeve dhe pohojnë se nuk janë optimistë për përfundimin e tyre.