Problemi i pronave në Himarë – Dosjet në gjykatë, tokave u dalin pronarë që nuk janë banorë të zonës

Problemi i pronave në Himarë – Dosjet në gjykatë, tokave u dalin pronarë që nuk janë banorë të zonës

Pronat janë një prej problemeve më të mëdha në Shqipëri. Gjykatat ende kanë mijëra çështje të pazgjidhura e prej vitesh viktimat për pronat po shtohen.

Problemi është në të gjithë vendin, por në qarkun e Vlorës, e veçanërisht në Bashkinë Himarë, ankesat janë më të mëdha.

Banorët e fshatrave Nivicë dhe Shën Vasil në Himarë, ankohen se prej vitesh vuajnë të drejtën e pronësisë.

Në dyert e gjykatave kanë trokitur, por as aty nuk kanë gjetur zgjidhje, e kjo nuk i lejon të trashëgojnë pronën.

Banorët shprehen se kanë probleme me pronat e trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit që nuk mund t’i shfrytëzojnë dot, por gjithashtu nuk mund të shfrytëzojnë as tokat e përfituara me ligjin 7501.

Jo vetëm mungesa e certifikatës së pronësisë, por banorët flasin për mbivendosje dhe se kanë dalë pronarë njerëz që nuk jetojnë fare në Himarë