Gjurmon.al dy ditë më parë raportoi për problematikën me shkallët historike që të dërgojnë në vendin e shenjtë Kuzum Baba në Vlorë.
Turistët e shumtë që vizitojnë këtë vend përballen me një situatë aspak të këndshme, pasi u duhet që të rrezikojnë edhe jetën teksa ngjisin dhe zbresin shkallët, që kanë rrëshqitur në disa vende.
Por panorama e shëmtuar është edhe në sheshin poshtë shkallëve, pasi janë pushtuar nga plehrat.
E njëjta problematikë është edhe në portën hyrëse të vendit të shenjtë, ku sërish plehrat janë prezentë kudo.
Siç shihet edhe nga pamjet, plehrat janë tentuar të digjen pasi gjurmët e flakëve janë të dukshme.