Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës së Tërbaçit, mjetet e rënda zbarkojnë pak ditë para zgjedhjeve

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës së Tërbaçit, mjetet e rënda zbarkojnë pak ditë para zgjedhjeve

Banorët e Tërbaçit pranverën e vitit të ardhshëm mund të kenë një rrugë më të mirë dhe distanca e tyre me qytetin e Vlorës dhe Himarës do të jetë më e afërt.

Me afrimin e zgjedhjeve, janë afruar dhe fadromat që kanë nisur punën për rehabilitimin e rrugës që lidh tërbaçin me segmentin Vlorë – Qeparo.

Bashkia Himarë ka lidhur kontratë me kompaninë “Alba Konstruksion” shpk me vlerë 250 milionë Lekë të rinj pa TVSH për ndërtimin e kësaj rruge.

Banorët e fshatit Tërbaç prej kohësh janë ankuar për mungesën e një rruge me standarde për t’u lidhur me segmentin. Edhe Gjurmon.al pak javë më parë ra raportuar për këtë problem, ku pamjet flisnin më shumë se fjalët, pasi rruga ishte dhe vijon të jetë ende e amortizuar.