Në garë për propagandë, cili institucion shpëtoi turistët Bashkia Himarë apo Policia e Vlorës?

Në garë për propagandë, cili institucion shpëtoi turistët Bashkia Himarë apo Policia e Vlorës?

Dy turistë që kishin ardhur nga Gjermania për të vizituar vendin tonë, kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno. Eksplorimi në zona të thella për ta nuk kishte shkuar si duhet dhe kishin thurur në ndihmë Policinë e Vlorës dhe autoritetet e tjera vendore.

Pas 4 orësh, institucionet u kishin ardhur në ndihmë dhe tashmë turistë janë shpëtuar dhe gëzojnë shëndet të plotë. Fotot e turistëve të shpëtuar u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, ku çdo institucion që mori pjesë në këtë operacion kërkoi të marrë meritat.

Postimi i Policisë së Shtetit në Facebook

Policia e Vlorës ishte i pari institucion që njoftoi se dy turistët ishin shpëtuar falë angazhimit të tyre. Përveç një njoftimi për mediat, uniformat blu shpërndanë edhe një foto ku shihen të buzëqeshur krah eksploruesve nga Evropa qendrore.

Policia e Himarës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, i vjen në ndihmë dy turistëve nga Gjermania, të cilat mbetën të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit nga salla operative Vlorë për dy turistët që kishin kërkuar ndihmë, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.

Fotografi e shpërndarë nga Policia e Vlorës

Shërbimet e rendit, së bashku me forcat zjarrfikëse të Himarës, mbërritën në vendin e dhënë dhe nisën menjëherë kërkimet. Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme. Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që reaguan menjëherë dhe ju ofruan ndihmën e nevojshme”, njoftoi Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Edhe Bashkia Himarë në ndihmë të turistëve

Fill pas këtij njoftimi në mediat sociale u botua një tjetër reagim. Bashkia e Himarës deklaron se turistët u shpëtuan në malin e Çikës dhe kjo gjë u bë e mundur falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që janë në varësi të këtij institucioni.

Postimi i Bashkisië Hiamrë në Facebook

E teksa Policia e Vlorës flet për një operacion 4 orësh, Bashkia Himarë pretendon se për t’u ardhur në ndihmë turistëve u deshën 5 orë.

MZSH Himarë, mbas marrjes së informacionit nga salla operative se 2 turiste janë bllokuar nga mjegulla dhe për pasojë kanë humbur dhe rrugën, janë nisur në një mision shpëtimi që zgjati për më tepër se 5 orë. Në këtë aksion u përfshin 5 efektivë të MZSH , zjarrfikëse dhe punonjës të komisariatit Himarë.

Fatmirësisht turistet u gjetën dhe u shoqëruan të sigurta në qytet pa dëmtime dhe në gjendje të mirë shëndetësore!”, deklaron Bashkia Himarë.

Dy turistë të shpëtuar, dy njoftime dhe tre foto

Përveç dy versioneve se sa zgjati operacioni i shpëtimit të turistëve dhe se cili institucion u angazhua më shumë, ajo që bie në sy është edhe mënyra se si u ‘shit’ tek publiku.

Fotografi e shpërndarë nga Policia e Vlorës

Policia e Vlorës me anë të fotos të shpërndarë prej saj paraqet disa efektivë në krah të turistëve, por si me magji këta punonjës të uniformave blu nuk shfaqen në dy fotografitë e publikuara nga Bashkia Himarë.

Se cili institucion i shpëtoi vërtetë turistët, kjo mbetet për t’u parë, pasi ende vizitorët nuk kanë falënderuar askënd.