Lojërat e rrezikshme të adoleshentëve, trendet e TikTok mbërrijnë dhe në Vlorë

Lojërat e rrezikshme të adoleshentëve, trendet e TikTok mbërrijnë dhe në Vlorë

Një trend i ri i rrezikshëm po përhapet me shpejtësi në median social TikTok. Më të ekspozuar ndaj këtij trendi janë fëmijët dhe adoleshentët.

Ky trend i ri i rrezikshëm konsiston në grumbullimin e një grupi të rinjsh, të cilët më pas marrin një prej shokëve të tyre dhe e hedhin në ajër. Aksidentet me këtë lojë të rrezikshme kanë qenë të shumta, të denoncuara tashmë edhe nga prindërit.

Por pavarësisht denoncimeve, duket se asnjë autoritet nuk ka ndërhyrë. Video që shihni është xhiruar të premten në mbrëmje në Vlorë, ku shihen një grup të rinjsh që janë duke provuar këtë trend të rrezikshëm.

Në disa raste këta të rinj bllokojnë edhe rrugën, duke u bërë shqetësim dhe për drejtuesit e mjeteve.

Kjo situatë sipas banorëve është e përsëritur çdo natë dhe askush nuk ndërhynë për të disiplinuar këta të rinj, që rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre por edhe të drejtuesve të mjeteve.