Kur njeriu dëmton vetë natyrën, përroi në Tërbaç tërësisht i ndotur

Kur njeriu dëmton vetë natyrën, përroi në Tërbaç tërësisht i ndotur
Ndotja në përroit e Tërbaçit

Prej maleve që qëndrojnë si roje mbi fshatin Tërbaç rrjedh një përrua i cili përfundon në lumin Shushicë. Uji i kristaltë dhe i ftohtë akull dredhon anës fshatit nëpër kodra e qetësohet në fushat e shumta, ku në verë bëhet edhe burim për rritjen e kullotave dhe shuan etjen e bagëtive.

Ndotja në përroit e Tërbaçit

Patërtia e ujit në këto ditë dimri është për t’u patur zili, por kjo situatë duket se nuk do vazhdojë gjatë.

Bashkë me ujin anës përroit janë dhe me mijëra qese plastike, thasë e lloj-lloj mbeturinash të tjera që destinacionin si fillim e kanë në Shushicë e më tej në det.

Ndotja në përroit e Tërbaçit

Pamjet tregojnë një situatë të trishtë, ku dora e njeriut bashkë me neglizhëncën e autoriteve shkatërron këtë perlë që nëse do dihej si të mbahej do të thithte të paktën qindra turistë.

Ndotja në përroit e Tërbaçit

Situata me mbetjet është e njëjtë kudo, në dy anët e përroit mes shkurrëve janë ngjitur edhe qset plastike./Gjurmon.al