Kadastra e Vlorës është një prej institucioneve që ka ndërruar më shumë titullarët në vitet e fundit. Prej disa muajsh ky institucion dukej se kishte rënë në qetësi, por sërish ka mbetur pa drejtues.
Erjon Galanxhi i emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës tre muaj më parë, është laguar nga detyra këtë të premte, pasi ka marrë një detyrë tjetër, duke u spostuar në rolin e nëndrejtorit të Kadastrës në Shkodër.
Ndërkohë në vend të Galanxhit është komanduar Paola Sullaj, e cila më herët ka qenë në rolin e nëndrejtoreshës.
Prej vitesh, Kadastra e Vlorës ka ndërruar më shumë se 10 drejtues, ku ka pasur raste që një drejtues ka qëndruar në detyrë vetëm pak ditë.