“Jo fluturime në Nartë”, aktivistë e qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë kundër ndërtimit të  aeroportit të Vlorës

“Jo fluturime në Nartë”, aktivistë e qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë kundër ndërtimit të  aeroportit të Vlorës

Me pankarta në duar, kundër veprimet e avashta të drejtësisë dhe me fakte se përse “nuk duhet të ketë fluturime në Nartë”, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë para Gjykatës së Lartë.

Kjo protestë ishte thirrur nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA), për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor që lidhet me ndërtimin e aeroportin e Vlorës.

Gjykata e Lartë, prej më shumë se një viti, nuk e zbardh vendimin, duke zvarritur procesin gjyqësor për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës!”, u shprehën aktivistët në këtë tubim paqësor.

Por teksa qytetarët protestonin në Tiranë, në Vlorë në sipërfaqen e aeroportit vijuan përgatitjet për fluturimin e parë testues që pritet të zhvillohet nesër (8 Maj 2025).

Nesër do të zhvillohet një farsë ku do të ulet një avion për ‘shoë’, si ato ‘shoë’-të që jemi mësuar tashmë prej disa vitesh. Nesër do zhvillohet një farsë e mosdëgjimit,” u shpreh Aleksandër Trajce, drejtor ekzekutiv i PPNEA-së.

Me nota kritike ndaj Gjykatës së Lartë, aktivistët dyshojnë se kjo trupë gjyqtarësh nuk e zbardh vendimin dhe po vonon procesin për të ndihmuar autoritetet që të vijojnë qetësisht punën deri në përfundim të aeroportit.

Por Gjykata e Lartë në një përgjigje dhënë për mediat, deklaroi se mos zbardhja e vendimit lidhet vetëm me ngarkesën që kanë gjyqtarët për shkak të stokut të lartë të dosjeve.

Projekti për aeroportin e Vlorës që në nisje të tij është kritikuar nga organizata të ndryshme mjedisore dhe nga konventa ndërkombëtare si ajo e Bernës, e cila është shprehur tre herë kundër ndërtimit të aeroportit në zonë të mbrojtur.

Protestat nuk kanë munguar kundër këtij projekti për shkak se preket biodiversiteti i zonës, por zëri i mjedisorëve nuk është dëgjuar nga autoritetet.