Mungesa e kapakëve të pusatave në Vlorë është një problem i njohur. Gjurmon.al ka raportuar disa javë më parë për këtë problematikë, ku në “Rrugën Transballkanike pusetat ishin të gjitha pa kapak duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Por ndryshe nga “Rruga Transballkanike”, në zonën e njohur si “Skelë” në Vlorë, banorët kanë gjetur një zgjidhje gjeniale. Duke parë që autoritetet nuk kanë denjuar të zëvendësojnë kapakët kanë menduar ata vetë.
Siç shihet këto dy puseta janë mbuluar me dërrasë, nuk është zgjidhja më e mirë, por sipas tyre kjo është e duhura.
Shpresojmë që përveç banorëve të mendojnë dhe autoriteteve, që jo vetëm këto puseta por edhe të tjera që janë në zona të ndryshme të kthehen në normalitet, pasi banorët prej kohësh ankohen për këtë problematikë.