Zëri i tyre nuk u dëgjua nga bashkia, shoferët e taksive në Sarandë protestojnë sërish

Zëri i tyre nuk u dëgjua nga bashkia, shoferët e taksive në Sarandë protestojnë sërish

Një muaj pas protestës së parë ku parashtruar kërkesat e tyre, shoferët e taksive në Sarandë janë bashkuar sërish dhe kanë zhvilluar një tubim përpara bashkisë.

Ata kërkuan përmbushjen e kërkesave të tyre, pasi siç edhe pohuan, asnjë nga kërkesat e tyre nuk është marrë për bazë.

Shoferët bën me dije se nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë do të dalin sërish në protestë, deri sa të plotësohen të gjitha ato që ata kërkojnë, që siç pohojnë, po kërkojnë vetëm të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë.

Katër janë kërkesat e tyre, që i parashtruan edhe gjatë këtij tubimi: Ndërprerjen e dhënies së licencave të reja; Forcimin e kontrolleve ndaj taksive të palicencuara për të mos u dëmtuar nga konkurrenca e pandershme; Trashëgiminë e licencave dhe vendosjen e stacioneve të dedikuara për taksitë në zona kyçe të qytetit.  

Sipas tyre sektori i taksive po përballet me vështirësi të shumta dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përkatëse.

Bashkia ndërkohë deri më tani ka heshtur, ku nuk ka asnjë reagim zyrtar nëse kërkesat e këtij grupi interesi do të plotësohet apo të hidhet poshtë.