Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së diel kanë përmbytur shumë rrugë dhe lagje në Vlorë, duke rikthyer në kujtesë situatën e pak muajve më parë ku i gjithë qyteti ishte nën ujë.
Sipas informacioneve që vijnë nga terreni, rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është më problematikja, ku ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth.
Banorët kanë hasur në vështirësi për të hyrë në banesat e tyre, për shkak të prezencës të lartë të ujit, ku shumë hyrje pallatesh janë të bllokuara.
Nga përmbytjet janë prekur edhe shumë biznese në zona të ndryshme të qytetit. Vlora nga muaji tetor deri më tani është përmbytur disa herë, ku dëmet ishin kolosale dhe dosja ndodhet ende në Prokurori.
Shkak për përmbytjet janë bërë kanalet kulluese që janë të bllokuara, ku edhe pas aksioneve nga bashkia situata mbetet e njëjtë./Gjurmon.al