Vlora pa treg të dedikuar,  gjelat e detit shiten ende në kryqëzime

Vlora pa treg të dedikuar,  gjelat e detit shiten ende në kryqëzime

Prej ditësh në adresë të Gjurmon.al kanë ardhur ankesa nga qytetarë të Vlorës sa i përket shitjes së gjelave të detit në vende që nuk janë të autorizuara nga bashkia.

Pavarësisht se ekziston një urdhër i kreut të Bashkisë Vlorë që gjelat e detit të tregtohet vetëm në tregun e madh të fruta-perimeve, sërish anët e rrugës në shumë zona janë të mbushura me tregtarë që shesin.

Tregtarët nga ana tjetër ankohen se nuk kanë një treg ku ti shesin, ndaj detyrohen që të dalin në rrugë për të arritur që të krijojnë pak të ardhura në ditët para festave.

Ata shprehin shqetësimin edhe për çmimin, ku siç thonë nuk mbulojnë në shumë raste edhe kostot.

Gjurmon.al në ditët në vijim do ju sjell materiale të tjera lidhur me këtë temë, përse tregtarët detyrohen që të shesin në rrugë dhe jo në tregje si në çdo vend tjetër në botë.