Vlora me dekor 47 milionë Lekësh për festat, 30 milionë ekstra për mirëmbajtje

Vlora me dekor 47 milionë Lekësh për festat, 30 milionë ekstra për mirëmbajtje

Bashkia e Vlorës ka shpenzuar një buxhet prej 4.715.000.00 lekë. për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit. Detajet bëhen të ditura nga tenderi i hapur në Agjencinë e Prokurimeve Publike APP.

Përveç investimit në dekorin festiv bazë, një vëmendje e veçantë duket se i është kushtuar edhe shërbimit të mirëmbajtjes së dekorit. Bashkia e Vlorës ka zhvilluar një tender për këtë shërbim me fond limit 2,986,667.00 lekë.

Vlora ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shpenzimet e saj jo të vogla për dekorin festiv, duke shkaktuar shpesh diskutime mbi arsyeshmërinë e këtyre investimeve. Edhe këtë vit, përveç buxhetit prej 4.715.000.00 lekë për dekorin, është shtuar edhe një tender për shërbimin e mirëmbajtjes me një fond limit prej afro 3 milionë lekë të reja duke e rritur më tej totalin e shpenzimeve. Ndërsa qytetarët presin që festa të jetë e dukshme dhe e gëzueshme, disa ngrejnë pyetjen nëse këto shpenzime janë të justifikuara për një qytet që ka edhe prioritete të tjera emergjente.

Megjithatë Vlora shpreson që ky dekor do të tërheqë vizitorë edhe tani në dimër ku numri i pushuesve është disa herë më i ulët se në sezon normal.