Problematika e mospastrimit në qytetin e Vlorës po bëhet çdo ditë e më e dukshme. Gjurmon.al ka raportuar disa herë për këtë shqetësim të banorëve, por duket se autoritetet nuk kanë marrë masa.
Pamjet që po ju ofrojmë sot janë xhiruar në unazën e Vlorës pak ditë më parë dhe tregojnë qartë se situata nuk është aspak e këndshme.
Plehrat janë të hedhura kudo, kazanët të tej mbushur, pamje që tregojnë se makina që mbledh mbetjet në këtë zonë ka disa ditë pa kaluar.
Kjo situatë është e tillë prej javësh, ku tashmë një pjesë e qytetarëve e ndotin dhe pjesa tjetër ankohet për ndotjen.
Por një gjendje e tillë nuk është vetëm në unazën e Vlorës, situatë e ngjashme na shfaqet edhe në rrugicat pranë rrugës Pelivan Leskaj. Edhe në këtë zonë kazanët e plehrave janë të tej mbushur.