“Vlora e mbytur në llum e pluhur”, deputeti kritika institucioneve: A keni bërë inspektime?

“Vlora e mbytur në llum e pluhur”, deputeti kritika institucioneve: A keni bërë inspektime?

Një projektligj i ri që pritet të votohet në Kuvend në javët në vijim, për rritjen e masës së gjobave me 30% për të gjithë subjektet private që shkelin lejet mjedisore, ishte pikënisja e një debati për pasojat e përmbytjeve në Vlorë.

Deputeti i qarkut të Vlorës, Gëzim Ademaj, gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare te Mjedisit, kërkoi shpjegime nëse pas përmbytjeve ka pasur inspektime.

Sa institucione publike keni gjobitur për ndotjen në mjedis, konkretisht Vlora? U bë një histori e tërë që digjen plehra merren fonde, iku behari erdhi përmbytje. Sa nga inspektorët e mjedisit e ka inspektuar Vlorën që e mbyti tymi dhe llumi dhe nuk ecën dot në rrugë? Apo pritet ndonjë shi të lahet, dhe mjedisi e ka bërë punën e tij, për të mos folur për ujërat e zeza e kanalet.

Është një barsoletë por e vërtetë, tek kanalet e pastrimit në Vlorë del miu dhe gërvisht kurrizin kaq hapësirë ka kanali. Ku është puna juaj si institucione, se gjoba mund të vendosni sa të doni për të mbushur arkën e shtetit”, u shpreh deputeti i qarkut të Vlorës.

Ademi vijoi më tej me akuza, duke thënë se është turp që askush nuk po vë dorë në Vlorë, por presin shiun për të larë llumin.

Vlora është sot në pluhur kush nga ju e ka inspektuar sot? Turp i zotit qytet bregdetar mbytet në atë lloj feje, ku ka dëm më të madh se ky dhe askush nuk ka mendje të vë dorë, të gjithë presin shiun, ashtu si edhe ju prisni të vini gjoba që të mbushni arkën e shtetit. Ik sot në Vlorë, ecën në rrugë dhe nuk shikoni njëri tjetrin, mos e lini punë e madhe kur të bjerë shi”, tha Ademaj.